Gruaja e Robert Alisë: Ma sjell në majë të hundës

Mbrëmjen e së hënës, në spektaklin “Dance With Me” ndodhi një debat mes Robert Alisë dhe Fiori Dardhës. Gjatë debatit u përfshi edhe figura e Robertit dhe sjellja e këtij të fundit me të. Në një intervistë të dhënë për Panorama Plus disa kohë më parë, bashkëshortja e Robertit është kështu:Berti është i fortë, i egër dhe i butë. Jep shumë dashuri, vëmendje dhe shpesh pyes veten ku i buron kjo forcë dhe energji. Është tipi i mashkullit autoritar-dominant, por njëherësh aq sentimental e sensibël, saqë di ta bëjë femrën e vet të ndihet e vetësigurt e t’ia rrisë vetëvlerësimin. Por, shumë herë eshtë kokëfortë, kapricioz e tejet nervoz, me pak fjalë herë-herë ta sjell në maj të hundës. Unë disa herë nuk jam dakord me qëndrimet e tij radikale, por e adhuroj kurajën që ka për të denoncuar të rebeluarit e tij”.

Share With:
Translate »
1167 Views