Foto/ Braktisi garën se e kishte marrë malli për vajzën! Robert Berisha s’shkon të takojë Renee, por të dashurën

Robert Berisha braktisi në mes garën në “Ferma Vip”, me arsyetimin se e kishte marrë malli për vajzën e tij Renee.

robert berisha4

Por, këngëtari dhe moderatori i njohur pas largimit nga ferma duket se ka gjetur “qetësi” në krahët e të dashurës së tij. Robert Berisha ka postuar foto në rrjetin sociale me partneren e tij teksa e mban në prehër.

Ndërkohë ai ka shoqëruar imazhin me një gif zemre, ndërsa të dy duken shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.

robert berisha1

Robert Berisha u largua nga gara mbrëmjen e së hënës, pasi u shpreh se arsyeja e largimit ishte vajza e tij, Renee, pasi e kishte marrë malli për të bijën dhe qëndrimi në garë ishte i vështirë për të.

“Kam 5 vite që nuk jetoj me vajzën dhe është shumë e vështirë për mua. Po e lë garën për shkak të Renesë, po më vjen keq eqë ka ndodhur kjo gjë, por unë duhet ta lë”, u shpreh këngëtari.

Por konkurrentja Gloria Meshi e ka nxjerrë zbuluar, teksa gjatë një bisede me banorët e tjerë u shpreh se Robert Berisha ka pasur një kontratë për të qëndruar 2-3 javë.

“Ka qenë me kontratë për 2-3 javë”, shprehet ajo, teksa konkurrenti Dionis Biba e pyet: “Pse Roberti nuk e ka pasur deri në fund?”. Gloria i përgjigjet: “Jo, për Zotin”, ndërsa Dionisi shton: “Tallesh”.

Gjithashtu faktin që Robert Berisha nuk do të qëndronte edhe aq e gjatë u zbulua nga këngëtarja Xhensila Myrtezaj.

Në rrjetet sociale, ajo ka publikuar një baner, ku tregonte datën e koncertit të saj të radhës. Ajo që ra në sy ishte fakti që me 13 prill, ajo do të ishte në koncert së bashku me Robert Berishën.

Share With:
Translate »
61 Views