Pas lindjes së parë, Suki Waterhouse duket super në formë

Sukie Waterhouse u tregoi mbi 4 milionë ndjekësve të saj në Instagram se si duket trupi i saj vetëm disa ditë pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë me yllin e “Twilight”, Robert Pattinson.

Me anë të një postimi në Instagram, aktorja ka postuar tre foto të saj me të brendshme, në të cilat barku i saj duket ende i fryrë

“Periudha e paslindjes ishte e mbushur me kaq shumë gëzim, kaq shumë të qeshura, lot, kaq shumë hormone! Jam krenare për gjithçka që ka arritur trupi im dhe krenare për mirësinë që i kam dhënë vetes gjatë kësaj periudhe rikuperimi”, shkroi ajo në postim. 

Aktorja e “Daisy Jones & The Six” ende nuk ka zbuluar emrin dhe gjininë e të porsalindurit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Suki Waterhouse (@sukiwaterhouse)

Share With:
Translate »
90 Views