Foto nga pushimet e ëndrrave, Sara nuk e fsheh shenjën e prerjes çezariane

Ledion Liço dhe Sara Hoxha janë një ndër çiftet më të dashur të publikut shqiptar. Ata janë tepër aktivë në rrjetet sociale dhe mbajnë kontakt të vazhdueshëm me fansat e tyre. Prej disa ditësh Sara dhe Ledioni, së bashku me djalin e tyre Londonin po kalojnë një periudhë pushimesh në ishujt Maldive.

Dyshja e njohur ka ndarë vazhdimisht foto me fansat nga pushimet e tyre luksoze. Mbrëmjen e djeshme Ledioni ka postuar në Instagram një foto të ëmbël me familjen e tij në plazh dhe tregon se sa me fat është Londoni që ka një nënë si Sara.

“Londoni është djali më fatlumë në botë që ka një nënë si ty.”, shkruan Ledioni krahas fotos së ëmbël të familjes së tij të vogël.

Nëse shohim me vëmendje, në fundbarkun e Sarës mund të dallojmë lehtë prerjen çezariane të shkaktuar nga lindja e London dhe që bukuroshja nuk e ka aspak problem që ta shfaqë.

Mund të themi se Sara është një ndër ato femra të njohura shqiptare që e ka arritur formën e saj perfekte të trupit vetëm pak kohë pas sjelljes në jetë të djalit.

Share With:
Translate »
742 Views