Në ditën e nënës, Angelina Jolie shfaqet tejet e lumtur

U bënë shumë kohë që nuk kishim dëgjuar për të. Sot është një ditë e veçantë; dita e nënës dhe Angelina Jolie kurrsesi nuk kishte se si të mos kalonte kohë me fëmijët e saj. Aktorja 45 vjeçare është fotografuar teksa kishte dalë të konsumonte një drekë me djalin e saj 14 vjeçar. E veshur e gjitha në të zeza dhe pa make up, aktorja dukej shumë e lumtur dhe shumë në formë.

 

Pesha e Jolie, për të cilën është vendosur në qendër të vëmendjes kohët e fundit, tashmë duket të jetë në shifra normale dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Aktorja ka zgjedhur që të bëjë paksa pushim që pas divorcit nga Brad Pitt. Është përfolur shumë që ajo është në një marrëdhënie, por nuk është mësuar ende se për kë bëhet fjalë. Jolie i është dedikuar familjes, fëmijëve të saj gjatë kësaj periudhe, duke lënë në plan të dytë angazhime në planin profesional.

Share With:
Translate »
781 Views