Foto që vlen më shumë se një mijë fjalë/ Djali me kancer ngushëllon të vëllanë pasi i tregoi se do të vdiste

Një imazh tronditës, ku një djalë 15-vjeçar ngushëllon vëllanë e vogël në krahë ka prekur mbarë njerëzit në internet.

Ian ka mësuar se vuan nga kanceri terminal dhe i tregon vëllait të tij më të vogël se jeta e tij do të përfundojë së shpejti.

Fotoja flet vetë më shumë se 1 mijë fjalë.

Ian, u diagnostikua me osteosarkoma – një lloj kanceri i kockave – në vitin 2019. Pasi iu nënshtrua një operacioni dhe muajsh kimioterapie, familja e tij u gëzua kur mësoi se ai ishte pa kancer.

Megjithatë, në nëntor 2021, ata zbuluan se sëmundja jo vetëm që ishte kthyer – por se ishte përhapur edhe në të gjithë trupin e tij.

Tani atij dhe familjes së tij i është thënë ‘se nuk mund të bëjnë asgjë tjetër” dhe se nuk i kanë mbetur shumë ditë për të jetuar.

E ndërsa djali e mori vesh se vëllait i kishte mbetur vetëm pak jetë Piter nisi të qante në krahët e tij, por Ian e shtrëngon fort në krahë dhe përpiqet ta ngushëllojë dhe ti kërkojë falje se nuk ishte në gjëndje që të luftonte kancerin.

Fotoja është publikuar në facebook nga Benjamin Elliott,nga Oregan i cili ka treguar historinë por nuk dihet ende marrëdhënia që ia ka me familjen e Ian.

“S’kam fjalë. Kjo foto përcjell mesazhin më të fortë” shkruan Benjamin.

“Javën e kaluar Ian dhe familja e tij iu desht të mësojnë se nuk mund të bëjnë asgjë. Se kanceri është përhapur në të gjithë trupin e tij.”

Benjamin tha se Ian nisi të qante jo pse ishte i frikësuar  se do të vdiste por se nuk donte të largohej nga kjo botë pa bërë një gjë të mirë.

Vendosi të mos lejonte prindërit të shpërndanin lajmin por të ishte ai që do i thoshte vëllezërve më të vegjël, dhe miqve të tij.

Në vend që të priste vdekjen ai zgjodhi të kishte një jetë sa më aktive derisa vdekja të bëhej realitet.

Share With:
Translate »
161 Views