A duhen puthur fëmijët në buzë? Reagimi i psikoterapeutit italian po bën xhiron e rrjeteve sociale

Puthja e fëmijës në buzë ose jo, është një tematikë që gjithmonë ngjall diskutime dhe e ndan opinionin publik në dy kahe të kundërta. Ka nga ata që janë dakord dhe të tjerë që e kritikojnë ashpër këtë veprim. Së fundmi në shtypin italian po qarkullon masivisht reagimi i psikoterapistit të njohur Alberto Pellai e ka dënuar puthjen në buzë.

“Të rriturit mund t’u falin dashuri dhe ngrohtësi fëmijëve pa përfshirë veprime që mund të jenë burim eksitimi ose ndjesie intesive. Mund ta përkëdhelni, por jo të bëni prekje emocionuese dhe sensuale. ”

Por pse nuk duhet bërë një gjë e tillë?

Për Pellai-n një gjë e tillë shkakton konfuzion te të vegjlit dhe në të ardhmen mund të bëhet burim rreziku dhe shqetësimi. Psikoterapsiti thotë se në qoftë se do të mbështeteshim te teoria e Frojdit, sipas së cilës në fëmijëri ka një fazë të hershme sensualiteti dhe seksualiteti e cila lidhet me gojën, një gjë e tillë duhet të ishte e ndaluar. Kjo, pasi goja është një organ që ka implikime sensuale dhe seksuale dhe puthja në buzë do të ishte si një akt abuzimi për fëmijët.

“Përvoja e parë e seksualitetit kalon nga goja. Pas ushqyerjes me gji, puthja në buzë me dikë përfaqëson hyrjen e parë në intimitetin autonom të fëmijës që ka dhe një ndikim emocional tek ai më pas. Ajo është shprehje e intimitetit të thellë”, – thotë ai.

Eksperti nuk është ndalur vetëm te puthja. Ai preku dhe çështjen e fjalorit dhe termave të përshtatshëm për tyu shprehur dashurinë fëmijëve.

“Një fëmiije duhet t’i thuhet “Të kam xhan” dhe jo “Të dua”,” shprehet Pellai. Gjithsesi kjo është një çështje mjaft delikate, e cila sa herë është në qendër të vëmendjes shkakton mjaft polemika dhe debat.

Share With:
Translate »
198 Views