FOTO/ Rastësia tragjike, vajza kalon në rrugë dhe sheh nënën e aksidentuar për vdekje

Shtimi i lëvizjeve si edhe numrit të makinave ka rritur ndjeshëm edhe të vdekurit nga aksidentet rrugore. Turqia është një ndër vendet e rajonit me numrin më të lartë të të vdekurve krahasuar me popullsinë. Një aksident tragjik ndodhi gjatë mëngjesit të sotëm edhe në qytetin Aksaray ku mbeti e vdekur një grua.

Por situata u rëndua edhe më tepër, kur aty pranë kaloi vajza e saj, e cila pa gjithçka sipas “Milliyet“.

Gruaja po kalonte rrugën për të shkuar tek shtëpia e vajzës me qëllim kujdesjen ndaj vajzave të vogla pasi e reja do të shkonte në punë. Papritur ajo u përplas nga një kamion.

Pasi vërejti që nëna po vonohej, vajza i mori vetë fëmijët e saj për t’i dërguar në shkollë, por kur kaloi aty pa që kishte ndodhur një aksident. Ajo e identifikoi menjëherë viktimën si nënën e saj duke mos përmbajtur lotët.

Shoferi i kamionit u arrestua dhe do të japë llogari për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen.

 

Share With:
Translate »
224 Views