(FOTO) Sarah Berisha publikon mesazhin që e shoqëroi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”

Ndonëse para disa ditësh u largua nga “Big Brother VIP”, Sarah Berisha mbetet një nga banoret më të dashura të publikut dhe shumë të komentuara. Karakteri i saj i çiltër dhe lidhja me PM bënë që të fitonte zemrat e mijëra shqiptarëve të cilët tashmë e ndjekin në rrjetet sociale.

Sot, Sarah ka zbuluar mesazhin që e ka shoqëruar gjatë qëndrimit të saj dy mujor në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Ajo ndau me ndjekësit në Instastory letrën që motra e saj Ditea kishte shkruar për të.

“Ji gjithmonë vetvetja. Shpirti yt i pastër do të ndihmojë të arrish yjet. Të dua, Teci”- shkruhet në letër. Krah fotos, blogerja shkruan: “Mesazhi që më ka shoqëruar gjatë dy muajve brenda shtëpisë së BBV dhe do më shoqërojë gjithë jetën. Të dua”.

(FOTO) Sarah Berisha publikon mesazhin që e shoqëroi brenda

Kujtojmë se Sarah doli para pak javësh duke u bashkuar më pas me Dj PM.
Ata po vazhdojnë të kalojnë kohë bashkë, teksa PM duket se është zhvendosur në Tiranë këto kohë.

Share With:
Translate »
26 Views