Si ta ndihmoni fëmijën ta kapërcejë frikën nga errësira

Frika nga errësira është një dukuri shumë e zakonshme tek fëmijët, qoftë nga “lugati” apo nga përbindëshi nën shtrat që i frikëson ata. Në vijim ju sjellim disa këshilla të dobishme që do t’ju ndihmojnë ta ndihmoni fëmijën tuaj.

Frika është një pjesë krejtësisht normale e jetës për të gjithë ne, duke përfshirë edhe fëmijët tanë. Ajo zakonisht fillon kur provojmë diçka të re, të ndryshme dhe të panjohur.

Në jetën e fëmijëve kjo ndodh në baza ditore, prandaj frika ka gjasa të mëdha ta marrë përsipër jetën e fëmijës, sidomos gjatë natës. Frika nga errësira zakonisht ndodh gjatë periudhës së jetës kur fëmija është mjaft i madh sa ta ketë ndjenjën për imagjinaren.

Kjo zakonisht ndodh gjatë periudhës 2-3 vjeçare, kur fëmijët janë mjaft të mëdhenj të fantazojnë, por jo edhe mjaft të aftë për ta dalluar realitetin nga fantazia. Për këtë arsye, hija e dollapit ose perdeve në cep të dhomës në sytë e fëmijëve shumë lehtë bëhet një përbindësh trekokësh.

Çfarë e shkakton frikën e fëmijëve

Në shumicën e rasteve është ndikimi i televizionit dhe kompjuterëve, sepse në shumicën e rasteve prindërit nuk janë në gjendje të vlerësojnë se çfarë mund të shkaktojë frikë tek fëmijët.

Skenat dhe tingujt në televizion simulojnë trurin e fëmijëve duke i ekspozuar fëmijët ndaj gjërave të cilat për të rriturit nuk janë të tmerrshme, por për fëmijët mund të jenë të frikshme.

Kushtoni vëmendje të gjitha gjërave që i shikon fëmija juaj madje edhe kur bëhet fjalë për filma dhe programe të animuar për fëmijët, të cilët mund jenë të papërshtatshëm. Kujtoni vetëm përrallat e frikshme që janë plot me shtriga dhe përbindësha, të cilat shumica e prindërve ua lexojnë fëmijëve të tyre para gjumit.

Shkaktarë të frikës mund të jenë edhe vetë prindërit të cilët pa vetëdije ua fusin frikën fëmijëve me fjalët e tyre, dhe kështu fëmijët të cilët ditën bëhen sikur janë të patrembur natën bëhen të frikësuar. “Bëhu i mirë ose do të vijë lugati” është ajo që e kemi dëgjuar të gjithë të paktën një herë, dhe pastaj është edhe frikësimi me ujkun, luanin, njerëzit e huaj,…

Çfarë duhet të bëni

Për fillim, në qoftë se fëmija frikësohet shumë, bisedoni me të me respekt dhe mirëkuptim, dhe në asnjë mënyrë mos e nënçmoni frikën e fëmijës. Nëse ju punoni në komunikim nga lindja e fëmijës suaj atëherë edhe biseda për frikën nuk do të duhej të jetë ndonjë problem.

Share With:
Translate »
120 Views