Fotografohen në aeroport vajzat e ish-presidentit Obama

Vajzat e Barack dhe Michelle Obamës janë pothuajse si dy pika uji dhe tani që të dyja ndodhen në Hollywood. Në fotot e mëposhtme duken motrat fotografuar nga një distancë e afërt teksa ndodheshin në aeroport.

Në foto duket Malia dhe Sasha Obama në Los Angeles, ku motra e vogël kishte vajtur të priste motrën e madhe në aeroport dhe ta merrte me makinë.

Është një moment mjaft interesant që u arrit të fotografohej. Sasha madje ngarkoi valixhet e Malias në në bagazhin e makinës që po ngiste. Ky detaj në dukje i vogël tregon shumë për marrëdhenien e tyre.

Nuk e dimë se sa kohë ka kaluar që kur ata janë parë për herë të fundit, por në këtë ritakim ata duken shumë të emocionuar. Malia kishte fluturuar para një jave jashtë Los Angeles-it, dhe mesa duket motrën e vogël e paska marrë malli.

Malia Obama

Burime për TMZ shkruajnë që u përpoqën t’i marrin një intervistë të shkurtër, por e pamundur. Ato donin të dinin nëse ju pëlqen jeta më shumë tani ne Kaliforni, apo dikur kur jetonin në Uashington. Por mesa kjo pyetje është ezauruar, pasi siç mund ta keni dëgjuar, Malia është njëra nga skenaristet për serialin e ri të Donald Glover në Amazon – dhe vetë shefi i saj dukej shumë i kënaqur. Kështu që ajo padyshim duket se po i lëshon rrënjët në Los Angeles.

E njëjta gjë për Sashën, e cili thuhet se po ndjek USC tani, dhe është parë shpesh nëpër qytet.
Ditët e tyre në Shtëpinë e Bardhë mbeten prapa tanimë, dhe ata po shijojnë jeten në perëndim!

Share With:
Translate »
136 Views