Fotoja e notares greke bëhet virale në rrjet, ushqen beben e porsalindur gjatë pushimit të ndeshjes

Një sportiste e vaterpolit në Chania zgjodhi të mos linte pas dore dashurinë për sportin dhe as fëmijën e saj. Kështu sportistja Markela Ploumi vendosi të merrte beben e saj të porsalindur dhe të kujdesej për të në momentet e pushimit të ndeshjes.

Në orët e fundit, notarja është bërë virale në rrjetet sociale teksa është fotografuar në stol duke ushqyer foshnjën e saj disa muajshe pak para se të zhytej në ujë, për ndeshjen miqësore me NO Rethymnon.

  • foto galeri
  • foto galeri

 

E veshur me rroba banje dhe kapelë dhe pak minuta para ndeshjes ajo nuk humbi mundësinë për t’u kujdesur për fëmijën e saj, duke na dhënë një foto shumë të ëmbël dhe njëkohësisht një mësim jete.

Share With:
Translate »
32 Views