Fotoja me të cilën princi Charles uroi nipin për ditëlindje është e dyshimtë

Ndjekësit e familjes mbretërore në rrjete sociale e patën të pamundur të mos vinin re se princi Charles, në postimin ku uronte nipin për ditëlindjen, Archie-n, nuk kishte përfshirë një foto ku dukej e ëma, Meghan Markle.

“Gëzuar ditëlindjen Archie, që bën 2 vjeç,” shkroi princi Charles në mbishkrimin e fotos. Menjëherë ndjekësit vunë në dukje se është i turpshëm fakti që mbreti i ardhshëm nuk vendos në foto nënën e nipit.

“E trishtë! Kaq e trishtë që mbreti i ardhshëm i supozuar e heq nënën e nipit të tij përmes kësaj fotoje që zgjodhi të postojë,” shkroi dikush në Twitter. “Ata nuk e kanë parë Archie-n për më shumë se 12 muaj, për të mos folur për Meghan…kjo vetëm do t’i hedhë më shumë benzinë zjarrit të tabloidëve.”

“Shumë foto e bukur, por ku është Meghan?” lexohet në një tjetër koment. “Pse nuk e quan nip dhe pse i heq të ëmën? Ke bërë kaq shumë gabime që mesa duket i ke harruar. Asgjë s’po të ndihmon.”

Në postimet e tjera të mbretërorëve, përfshirë edhe urimin e mbretëreshës, Meghan nuk mungon në foto.

Së fundmi, u raportua se Charles e ka të vështirë ta falë princin Harry pas intervistës me Oprah Winfrey.

“Kështu siç po shkojnë gjërat, Charles nuk do ta falë kurrë Harry-n, gjë që s’po i pëlqen fare mbretëreshës Elizabeth. Ajo ndihet sikur i biri po vë para monarkisë krenarinë e tij dhe pas humbjes së të shoqit, këto drama janë të tepërta për të,” u shprehën burime për Us Weekly.

Intervista e bujshme e çiftit nxori në pah konflikte të brendshme mes tyre dhe institucionit, ku ndër të tjera mbretërorët u etiketuan edhe si “racistë” gjatë fjalës së Meghan.

Share With:
Translate »
422 Views