Fotoja prekëse e Princeshë Dianës me nuset e djemve

Princ Harry është një ndër meshkujt më simpatikë pas të cilit ishin “marrosur” shumë femra anë e mbanë botës. Por, tashmë Princi është i martuar me dukeshën Meghan Markle.

Princ Harry donte shumë që nënë e tij të ishte aty.

Princi Harry ngjan shumë me nënën e tij. Ai na e kujton në përkushtimin humanitar, në thjeshtësinë e të bërit të gjërave, në buzëqeshjen e ndritshme që i dhuron të pasurve dhe të varfërve, të përulur apo të fuqishëm.

Një artiste e quajtur Autumn Ying vendosi të realizonte ëndrrën e bijve të Dianës, duke pikturuar një imazh të princeshës me nuset e saj.

Në pikturë, Autumn sjell Dianën pranë Kate dhe Meghan, shkruan ShkodraNeës. Të gjitha veshin fustanin e tyre të dasmës.

“Ndonëse Princesha Diana nuk është me dy nuset e saj në realitet, ky është haraçi im për nënën e vdekur të princave”, shkruan artistja.

Share With:
Translate »
1019 Views