Fotoja që po trondit botën, ja çfarë fsheh…

Një foto tragjike e kësaj të shtune nga një spital sirian jashtë Damaskut është prova më e dhimbshme që dëshmon se lufta kundër shtetit islam po shkatërron vendin në Siri. Një konflikt që nuk lë jashtë as fëmijët. Siç shkruan Daily Mail, fotoja që ka tronditur gjithë rrjetin ka pamjen e një fëmije, i cili mbahet në dorë nga një infermier. Nuk peshon më shumë se dy kilogram dhe nuk dihet as se sa vjeç dhe as çfarë gjinie ka. Nga çfarë kanë cilësuar mjekët, kjo foto është pamje e tmerrshme e kequshqyerjes dhe pasqyrë e gjendjes së zymtë aktuale në vendin e shkatërruar nga lufta.

Lufta civile në vend, e cila zyrtarisht filloi në shtator 2011, kur regjimi i Asadit goditi rëndë popullsinë pasi protestuesit kërkuan reforma. Fëmijët janë një kategori që po vuajnë shumë nga ky konflikt. Gjendja është tragjike, standardi i jetesës në vend është mjaft i ulët, 95 për qind e popullsisë nuk ka shërbim mjekësor, as arsim, as edhe nevoja më thelbësore si uji e ushqimi.

Share With:
Translate »
1091 Views