Fotoja zyrtare e Meghan dhe Harry kishte një atribut të fshehur ndaj Lady Diana

Një prej aspekteve më interesante të ‘Royal Family’ është se për ta ka gjithmonë diçka për të thënë e për të njohur. Është si një matrioshka: sapo ke mbaruar së studiuari më të madhen, zbulon se në brendësinë e saj është një botë e tërë. Martesa e Meghan Markle dhe princit Harry po na dhuron shumë detaje që e bëjnë këtë përrallë akoma më të bukur e magjepsëse.

Fotot zyrtare të çiftit dolën dy ditë pas ceremonisë dhe një shikim nuk mjafton për të zbuluar gjithë detajet më interesante. Kjo ndodh gjithashtu edhe sepse portretet e familjes mbretërore bashkë me bashkëshortët/et janë një shprehje më e afërt e asaj që Familja Mbretërore do të komunikojë. Prandaj të gjithë qëndrojmë të sintonizuar për të kapur sinjalet e dërguara.

Nga fotot me të gjithë anëtarët më të rëndësishëm kemi kuptuar se zgjedhja e lookut, sidomos tek veshja e ricikluar e Kate, mund të jetë e justifikuar nga një kombinim i studiuar i ngjyrave. Por nuk mbaron këtu.

Në foton ku janë vetëm Meghan Markle dhe Princ Harry të rrethuar nga shoqëruesit, vëmë re se dhëndri është ulur në një kolltuk velur jeshil me një skelet të artë.

Edhe në foto asgjë nuk i është lënë rastësisë. Ky divan është i njëjti me atë në të cilin Lady Diana ka pozuar me princin Karl dhe fëmijët për fotot zyrtare.

Dhe kjo do të thotë shumë kujtime atribuuar kujtimit të së ndjerës Diana.

Share With:
Translate »
597 Views