Mjekët apel prindërve: Mos përdorni kremra për t’i qetësuar fëmijëve dhimbjet nga dalja e dhëmbëve, enzimat mpirëse u rrezikojnë jetën

Në deklaratën e fundit të Administratës Amerikane të Ushqimit dhe të Barnave , thuhet se prindërit nuk duhet t’i përdorin asnjë tubet fëmijëve asnjë medikament me qëllim qetësimin e dhimbjes së mishrave të dhëmbëve. Këto produkte që përmbajnë benzocain (enzimë mpirëse) mund të paraqesin rreziqe serioze për shëndetin e foshnjave, me pak ose aspak përfitime.
Këto kremra mund të shkaktojnë methemoglobinemia, një gjendje e rëndë shëndetësore në të cilën qelizat e kuqe të gjakut nuk mund të mbajnë aq shumë oksigjen. Në vend të tyre, prindërit duhet të përpiqen t’ia lehtësojnë dhimbjet fëmijëve me lodra silikoni (kjo sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë)
Njoftimi vjen vetëm disa muaj pas eksperiencës së frikshme të një nëne të re, e cila i kishte përdorur vajzës 15 muajshe këto kremra qetësues dhe ajo kishte ndaluar së marri frymë dhe ishte shndërruar në ngjyrë blu.
Fatmirësisht, Chloe u përmend falë kujdesit të specializuar mjekësor dhe 3 muaj pas thirrjes së nënës së re, FDA po merr masat e duhura. Burimi: GOODHOUSEKEEPING

Share With:
Translate »
733 Views