Fotot e Bradley Cooper me të bijën dhe aktoren e sapodivorcuar në plazh po bëjnë namin

Ata janë miq të vjetër dhe ka pasur një kimi mes tyre që kur xhironin bashkë serialin e njohur televiziv Alias midis viteve 2001 deri 2006.

Dhe me sa duket, Jennifer Garner dhe Bradley Cooper kanë arritur të ruajnë një miqësi të ngushtë që nga ajo kohë.

Jennifer, 48 vjeç, e cila raportohet se është ndarë me të dashurin e saj CEO John Miller, është fotografuar me Bradley-n, 45 vjeç, në Malibu, California, të martën, duke shijuar plazhin me vajzën e tij trevjeçare Lea De Seine.

Të dy Bradley dhe Jennifer – të cilët kanë luajtur role të ndryshme bashkë, nga miq të mirë në të dashur, dukeshin të buzëqeshur, ndërsa bënin sanduiçë me vajzën, të cilën Bradley e ka nga marrëdhënia me supermodelen Irina Shayk, 34 vjeç.

Dyshja dukej jashtëzakonisht e  lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit, me Bradley-n që tregonte fizikun e tij muskulor i veshur me një palë rrobanjo në ngjyrë portokalli, ndërsa Jennifer me një veshje më casual.

Ata janë të dy beqarë aktualisht dhe kjo ka bërë të lindin dyshime në mesin e fansave. Jennifer ka vetëm pak kohë që i ka dhënë fund marrëdhënies me ish-in John, i cili themeloi kompaninë e teknologjisë Cali Group në 2011.

Ndërkohë, Bradley nuk ka qenë i lidhur seriozisht me askënd që nga ndarja e tij nga Irina vitin e kaluar.

Share With:
Translate »
462 Views