Fotot e fëmijërisë së Adrolës na dëshmuan se ajo ka lindur për të qenë modele

Njëra nga femrat më të bukura shqiptare, Adrola Dushi, dje festoi ditëlindjen. E lindur në vitin 1993, ajo mbushi plot 26 vite. Bukuroshja mban në supe një karrierë të bujshme profesionale, e tashmë jeton dhe punon përtej oqeanit Atlantik.

 

E vlerësuar për bukurinë natyrale dhe origjinalitetin, Adrola ka arritur të sigurojë qindra fansa, të cilët e lakmojnë jo vetëm për pamjen fizike, por edhe karakterin e saj të çiltër e të drejtpërdrejtë.

E njëjta para pak muajve ka nënshkruar kontratë me një nga kompanitë më prestigjioze të modelingut në Amerikë, “Wilhelmina Models”, kompani kjo që merret me menaxhimin e modelingut, por edhe me atë të personazheve të njohur, e krijuar në vitin 1967 nga modelja gjermane Wilhelmina Cooper dhe bashkëshorti i saj, Bruce Cooper.

Ndër të tjera, Dushi po ashtu është e bekuar edhe me një djalë, të cilin e ka pagëzuar me emrin, Troi. Fotografitë e fëmijërisë të saj tregojnë se ka qenë modele e lindur. E bukur lind e nuk bëhesh!

Share With:
Translate »
460 Views