Me foton më të ëmbël të vogëlushes së saj, Ilva Tare bën urimin më të ndjerë prej nëne

Për familjen e gazetares Ilva Tare dita e sotme është më e veçanta, pasi e vogla Melody ka ditëlindjen. Krahas një fotoje të shkëputur nga pushimet me të, Ilva ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen princeshë Melody, që ma ke kthyer jetën në një përrallë”. Me këto fjalë, gazetarja e njohur ka përmbledhur të gjitha ndjesitë si nënë dhe i ka emocionuar të gjithë.

Tare është nënë vetëm e një vajze, momentet me të cilën herë pas here i ndan me ndjekësit në ‘Instagram’, por ky urim është padyshim shumë i veçantë. Dita dedikuar së voglës ka nisur në këtë mënyrë dhe me siguri do vazhdojë me surpriza të tjera.

Share With:
Translate »
557 Views