Fotot nga paparazzi/ Rajmonda Bulku rishfaqet në publik! Aktorja, një gjyshe model, imazhet me nipin përdore
Sa herë që është pjesë e faqeve tona, nuk mund të mos e trajtojmë plot respekt dhe adhurim, për imazhin që ka si dhe karrierën e suksesshme në aktrim. E kemi fjalën për aktoren Rajmonda Bulku, që mbetet padyshim një nga imazhet më të dashura të ekraneve shqiptare.

Në çdo dalje të sajën, si skenike, si në të përditshmen, ajo duket sharmante dhe e pakohë, duke shkëlqyer në çdo detaj. E tillë është edhe kjo foto, ku në këto momente, Rajmonda nuk është aktorja e madhe, por gjyshja e dedikuar e nipit.


Gjithnjë e tërhequr kur vjen puna për familjen e saj, Bulku të rralla i ka pasur intervistat ku flet për familjen e saj. Në një rrëfim të disa viteve më parë, ajo rrëfeu detajet nga jeta familjare dhe roli i ri si gjyshe.
“Jam e martuar prej thuajse 40 vitesh. 8 vite më parë djali im ka sjellë në jetë fëmijën e tij të parë që ishte djalë, Joenin, duke më bërë për herë të parë gjyshe dhe disa vite më vonë, ai u bë me një fëmijë të dytë, përsëri djalë. Ndërkohë, vajza që jetoi për disa kohë në Indi, tashmë është kthyer në Athinë. Shkoi në Indi pas masterit, por u rikthye sepse ishte sakrificë e madhe India për të jetuar gjatë. Vajza është bërë tashmë me një fëmijë të dytë.
Pra, unë jam gjyshe e tre nipërve dhe një mbese. Joeni është shumë i lidhur me ne, ka qejf të vijë në teatër, të vijë në Rishfaqet në publik aktorja e dashur për publikun skenë. Nuk mërzitet asnjëherë. Gjyshi thotë që do jetë talent i rrallë në futboll, ndërsa unë nuk do të insistoj për teatrin, zgjedhja do të jetë e tija. Kaloj shumë kohë me të, edhe sepse ai ka qejf që të vijë të rrijë te ne. Djalin e vajzës e kam parë më rrallë, meqenëse ata jetojnë larg dhe gjithnjë kemi qenë më të përmalluar. Megjithatë, me teknologjinë e kohëve të sotme, edhe Damiani është përherë afër nesh”, –shprehej aktorja në atë kohë.




