Freza e tokës shtyp 5-vjeçarin në Vlorë, transportohet me urgjencë në Tiranë. Familjarët kërkojnë gjak për vogëlushin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë ku një 5-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi është shtypur nga freza që punon tokën. 5-vjeçari, Erik Aliraj ndodhet në gjendje të rëndë për jetën dhe është nisur me urgjencë në Tiranë.

Familjarët bëjnë thirrje për ndihmë pasi 5-vjeçari ka humbur shumë gjak dhe spitali i Traumës ka mungesa. Shoqata e Infermierëve ka shpërndarë njoftimin duke lënë edhe një numër kontakti për të gjithë ata që mund të ndohmojnë vogëlushin Erik.

Njoftimi i plotë:

Erik Aliraj 5 vjeç është shtypur nga freza që punon tokën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Vlorë. I mituri është nisur me urgjencë për në Tiranë në gjendje të rëndë për jetën. Ai ka humbur sasi të mëdha gjaku. Familjarët e tij kanë bërë thirrje për ndihmë për të shpëtuar jetën e vogëlushit të tyre pasi tek Trauma ka mungesë gjaku. Kushdo që dëshiron t’i shpëtojë jetën të miturit mund të dhurojë në spital, grupi nuk ka rëndësi. NUMRI I FAMILJARËVE: +355 69 858 1658

Share With:
Translate »
59 Views