E ftuara shokon studion: Mjeku 42-vjeç nuk ka gabuar asgjë për lidhjen me minorenen! Reagon ashpër Bieta!

Studio e “Ftesë në 5” ka pasur sot diskutime të gjata, nisur nga rasti i marrëdhënies së mjekut 42-vjeçar, Dervish Hasi me vajzën 16-vjeçare. Ikballe Huduti, predikuese e fesë islame është shprehur në studio se në këndvështrimin e saj mjeku Hasi nuk ka gabuar dhe ka shtuar se apelon të lirohet nga burgu.

“Nga këndveshtrimi im juridik islam, doktori asgjë nuk ka gabuar”, u shpreh Haduti, duke shkaktuar debate të zjarrta mes të ftuarëve të tjerë prezent në studio.

Bieta ka zgjedhur që emisionin e sotëm ta mbyllë me një thirrje për të gjitha organet kopetente, pas reagimeve të shumta të mbërritura në telefonin e saj edhe përgjatë minutave live të emisionit.

“Thirja direkte shkon për ministrinë e drejtësisë, për të gjitha komisionet në kuvendin e Shqipërisë, për të gjithë faktorët e shoqërisë civile që kujdesen për të drejtat e fëmijëve, që duhet të mblidhen që nesër dhe që ky kod dhe ky nen në kodin tonë të diskutohet sepse në mbarë opinionin publik nuk është mosha 14 vjeç që është bindja e masës, por është ajo 16 vjeç. Që kjo duhet diskutuar ishte mesazhi direkt dhe thirrja alarmante ndaj këtyre organeve shtetërore dhe shoqërisë civile e bërë në masë gjatë programit në ditën e sotme”, ka përfunduar ajo.

Share With:
Translate »
121 Views