Frymëzuese! Dadoja i dhuron mëlçinë vogëlushes për të cilën kujdesej

Kiersten Miles është një vajzë 22 vjeçe nga Neë Jersey që i është dashur të punojë si babysitter, në mënyrë që të përballojë shpenzimet e universitetit të saj. Nga ana tjetër, familja Rosko kishte nevojë për një vajzë të re që të mbante vajzën e tyre 9 muajshe gjatë kohës që ata do të ishin në punë. Në familjen e tyre kishte pllakosur heshtja, për shkak të një lajmi të hidhur që kishin marrë nga mjekët, lidhur me vajzën e tyre.
Talia, vetëm 9 muajshe, ishte diagnostikuar me një sëmundje të quajtur atrezi biliare, e cila ishte në stade të avancuara dhe kishte çuar në dëmtimin e mëlçisë.

Ajo kishte nevojë për transplantin e një pjese të mëlçisë, por prindërit e saj nuk përputheshin sipas gjithë analizave për t’ia dhuruar atë pjesë. Kurat nuk po funksiononin dhe gjendja e vogëlushes ishte përkeqësuar. Mjekët thanë se pa transplantin, ajo nuk mund të jetonte dot më shumë se dy vite të tjera.
Kur Kriersten e dëgjoi këtë lajm, u shokua. Ajo punonte për familjen Rosko që prej tri javësh, por ishte lidhur shumë shpirtërisht me atë familje dhe sidomos me vajzën e vogël, të cilën e donte shumë. Për këtë arsye, ajo mori një vendim të rëndësishëm.


“Dua ta bëj testin. Dua të di nëse jam një dhuruese e mundshme për Talian”, tha Kriesten, e cila nuk mundej dot as ta mendonte vdekjen e vajzës së vogël. Me pak fjalë, vendimi i mbetej në dorë familjes së vajzës. Në fillim, ata i folën vajzës babysitter lidhur me rreziqet e operacionit, apo me pasojat që do të kishte më vonë ai transplant për shëndetin e 22 vjeçares, por Kriesten ishte mjaft e vendosur në atë që donte të bënte dhe prandaj nuk mbetej gjë tjetër, veçse të linin një takim me mjekun për analizat e nevojshme.


Ndodhi një mrekulli dhe vajza babysitter rezultoi një dhuruese e mundshme për Tanian e vogël. Pas atij lajmi mjaft të gëzuar, u caktua data e operacionit dhe në atë ditë u kryen gjithë procedurat e nevojshme për transplantin. Operacioni zgjati plot 14 orë, si dhe perfshinte një ndjekje prej një jave pas operacionit. Për fat të mirë, ai u mbyll me sukses për të dyja.

Babysitterja dhe vajza e vogël, Tania, tashmë janë të pandashme, siç mund ta shihni dhe në foton më poshtë.
Kriesten është një vajzë me një zemër jashtëzakonisht të madhe që nuk ka shpëtuar vetëm vajzën e vogël, por gjithë familjen e saj që po e përjetonte shumë rëndë sëmundjen e së bijës.

Share With:
Translate »
1152 Views