Mjeku turk: “Ngrirja e vezëve është investimi më me mend që mund të bëni në jetë”

“Ngrirja e vezëve është investimi më me mend që mund të bëni në jetë”

Kështu shprehet mjeku gjinekolog turk Aytug Kolankaya në një intervistë për revistën Anabel. Edhe pse në vendin tonë kjo procedurë njihej pak ose aspak, duket se deklaratat e Bleona Qerretit dhe Rita Orës, për ngrirjen e vezëve hapën një debat të ri.

 Sipas doktorit, rekomandohet që një grua ti ngrijë vezët para  moshës 38 vjeçare. Kur vezët ngrihen nuk vjetërohen, nuk plaken dhe nuk ndodh asgjë. Ato mbahen në temperaturë -196 gradë Celsius në azot të lëngët.

Ajo çka është më interesante, është fakti se një grua mund ti përdorë vezët e saj për të mbetur shtatzënë edhe kur nuk ka më cikël menstrual. Kjo procedurë kushton 2000-3000 euro.

Në vendin tonë doktori nuk ka trajtuar asnjë rast ndërkohë që në Turqi është futur si procedurë 5 vite më parë.

Gratë kanë mundësinë të ruajnë vezët e tyre, të ndjekin karrierë e të bëjën fëmijë kur të ndjejnë dëshirën, me kë të duan dhe me shans të lartë mbijetese.

Burimi Revista Anabel

Share With:



510 Views