“Fryu erë dhe ngela shtatzënë”, 25-vjeçarja i çudit të gjithë, policia nis hetimet

Policia indoneziane ka nisur hetimet pas deklaratës së një vajze 25-vjeçare, e cila pretendon se ka mbetur shtatzënë përmes erës dhe jo nëpërmjet marrëdhënies seksuale.

“Fryu erë dhe mbeta shtatzënë”, u shpreh ajo për të afërmit pas lindjes së vajzës.

Deklarata u bë edhe më e çuditshme kur e reja tha se e gjitha ndodhi brenda 1 ore. Vajza me emrin Siti Zainah tha se e gjeti veten shtatzënë pak para se të lindte.

“Ishe shtrirë në shtëpi dhe e ndjeva erën të më kalonte nëpër trup”, tha e reja.

Drejtori i klinikës së komunitetit tha se ngjarja mund të jetë një shtatzëni kriptike, ku nëna nuk është në të vërtetë e vetëdijshme për shtatzëninë e saj deri në momentin që vjen lindja.

Sigurisht që askush nuk e besoi versionin e 25-vjeçares se kishte mbetur shtatzënë pa kryer marrëdhënie seksuale megjithatë lajmi është bërë temë në mediat botërore dhe ka marrë vëmendje nga autoritetet.

Share With:
Translate »
1137 Views