Fshehu abuzimin seksual të fëmijëve, dënohet kryepeshkopi

Një kryepeshkop katolik në Australi ka marrë dënimin maksimal prej 12 muajsh për fshehjen e abuzimeve seksuale të fëmijëve në vitet 1970.

Philip Wilson, tani kryepeshkop i Adelaide, është katolik më i moshuar në botë që do të dënohet për krimin.

Ai u shpall fajtor në një gjykatë muajin e kaluar dhe u akuzua se fshehu abuzimet e një prifti pedofil në New South Wales.

Gjyqtari Robert Stone tha se kleriku i lartë nuk tregoi asnjë keqardhje apo pendim. Ai do të ketë të drejtë për të kërkuar lirim pas gjashtë muajsh.

Wilson nuk ka dhënë dorëheqjen si kryepeshkop, pavarësisht heqjes dorë nga detyrat e tij pas dënimit të tij.

Në maj një gjykatë zbuloi se Philip nuk kishte denoncuar kolegun e tij James Patrick Fletcher për abuzimin e fëmijëve në kishë.

Wilson, në atë kohë një prift i ri në rajonin e Maitland, mori vendimin për të mos denoncuar abuzimin e fëmijëve në përpjekje për të mbrojtur reputacionin e Kishës.

Fletcher u dënua për nëntë akuza për abuzim seksual të fëmijëve në vitin 2004 dhe vdiq në burg dy vjet më vonë.

Share With:
Translate »
747 Views