Meghan Markle nuk e zgjodhi rastësisht këtë kostum në homazhet e Princeshë Dianës, çfarë fshihet pas tij?
Meghan Markle e ka marrë seriozisht “lojën” e saj me modën pas martesës me Harry-n dhe hyrjen në shtëpinë mbretërore. Shumë shpejt, i hodhi poshtë xhinset e grisura dhe atletet e preferuara dhe dalëngadalë filloi një stil të re prej princeshe.
Natyrisht, duhet një përfaqësim i denjë pranë Mbretëreshës Elizabeth II. Përveç stileve elegante, fustaneve e fundeve treçerekëshe, Meghan ka zbuluar një sekret tjetër për të qenë e preferuara e të gjithëve – të vishet si Princeshë Diana.
E ka bërë edhe Kate këtë më herët dhe kjo u ra në sy të gjithëve. Ndërsa Meg, në daljen e saj të fundit, në homazhet e Dianës, zgjodhi pikërisht atë ngjyrë që e identifikonte mjaft mirë ikonën e stilit në familjen mbretërore.

Në fakt, juve mund t’ju duket se Meghan është duke e rimodeluar stilin e saj për të qenë më afër natyrës mbretërore, por e vërteta është që këtë stil e ka gati nga Diana.

Ashtu si ajo, por edhe shumë zonja të tjera të përfaqësisë së lartë, kanë zgjedhur pikërisht rozën e lehtë në çdo dalje të tyre të rëndësishme. Elegante, mbretërore, me stil dhe fisnike.
Princesha Diana dhe ish-zonja e parë e Amerikës, Jackie Kennedy, kanë bërë vite më parë të njëjtën zgjedhje si Meghan sot.