Fundjava me byrek, Gentian Zenelaj na tregoi pasionin e vajzës
Gentian Zenelaj ka publikuar videon më të këndshme të fundjavës, ku duket vazja e tij duke gatuar krah gjyshes. Sigurisht, të dielave ‘mëkatohet’, ndaj në familjen e Gentit gatuhet byrek. “E dielë. Byrek me nanën. Dashni komplet”, shkruan ai krah videos.
Pasionin dhe gëzimin për të gatuar vajza e aktorit e paska marrë nga i ati, pasi Genti vetë është mjeshtër në kuzhinë, ndonëse ka zgjedhur tjetër karrierë. Rreth 10 vite më parë ai ka realizuar një cikël emisionesh ku në kuzhinën e tij ftonte personazhe të ndryshëm me të cilët gatuante, por edhe intervistonte. Ai ka treguar se në shtëpinë e tij jo vetëm është gatuar mire, por ka pasur dhe kuzhinierë profesionistë dhe mesa duket vajza e tij e vogël e ka në gjak këtë pasion.