Futbollisti donzhuan vendos të krijojë familje, partnerja e tij është shtatzënë

Historia e tyre e dashurisë nisi këtë verë, por kush ka menduar që do ishte një histori e shkurtër, është gabuar. Në të vërtetë, futbollistit të njohur nuk i kanë munguar kurrë historitë me vajza të bukura dhe kjo pritej të ishte një prej tyre, por tashmë gjithçka ka marrë një kthesë.

Ish-futbollisti italian, Christian Vieri, do të bëhet baba, sipas revistës Chi. E përjavshmja shkruan që Bobo Vieri dhe Costanza Caracciolo presin një fëmijë.

Ish-futbollisti, një nga beqarët e lakmuar, një nga “latin lover”-at e fundit, duket se e ka mbledhur mendjen dhe pas shumë flirt-eve me femrat më të bukura të botës së spektaklit dhe modës, Elisabetta Canalis, Melissa Satta, Aida Yespica dhe Jazzma Kendrick… tani, 44 vjeç do të krijojë familje me ish-velinën e “Striscia la Notizia”.

Nuk dihet nëse do të jetë djalë apo vajzë, por pritet të lindë në pranverën e 2018-ës. Tani, për çiftin, mungon vetëm martesa. Atëherë do të thoshim që Vieri është shtruar me të vërtetë!

Share With:
Translate »
825 Views