Sa më shumë ta përqafoni fëmijën tuaj, aq më shumë zhvillohet truri i tyre

Lidhja me anëtarët e familjes, veçanërisht me fëmijët tuaj është një pjesë thelbësore e ndërveprimit njerëzor. Të qëndruarit për një kohë të gjatë me njëri-tjetrin, krijon lidhje të sigurtë dhe përfitime të shëndetit fizik. 

 E dini çfarë është oksitoksina?
Oksitoksina është një lloj hormoni që u zbulua në vitin 1906, nga Sir Henry Dale. Ky hormon çlirohet në sasi të mëdha gjatë lindjes, duke kontraktuar mitrën dhe stimuluar nxjerrjen e qumështit të gjirit tek nënat. 

Lirimi i oksitoksinës i ndihmon nënat të lidhen më tepër me fëmijët e tyre. I referohemi me termin “molekula e dashurisë”, për shkak të rolit që ka në riprodhim dhe ndikimin në përmirësimin e sjelljeve sociale. Veprimet si përqafimi dhe ushqimi me qumësht gjiri, mund të nxisin lirimin e këtij hormoni tek nëna dhe foshnja.

Lidhjes së cilës i mungon përqafimi, mund ta bëjë fëmijën të ketë vetëbesim minimal ose të munguar, të jetë i distancuar nga shoqëria (asocial), pasi këto faktorë varen shumë nga nivelet e oksitoksinës në trup.

Përqafimi rrit nivelet e oksitoksinës në trup, gjë që ndihmon në zhvillimin e marrëdhënieve më të shëndetshme midis fëmijës dhe prindit, zvogëlon stresin dhe ul rrezikun e defiçiteve sociale.

Në fund të fundit, çdo herë që përqafoni bashkëshortin, fëmijën ose të dashurit, ju nuk u tregoni atyre vetëmedashuri, por gjithashtu, përmirësoni dhe shëndetin e përgjithshëm mendor të tyre. Shije

Share With:
Translate »
986 Views