Gabimi më i zakonshëm që bëni kur fëmija juaj ka temperaturë të lartë!
Shpesh herë dëgjojmë se si prindërit ankohen se fëmija i tyre nuk qetësohet përderisa ka temperaturë të lartë. Mos insistoni që ai të qetësohet.
Shumë prindër “të rinj” iu përmbahen këshillave nga nënat dhe gjyshet e tyre duke i këshilluar se një fëmijë që ka temperaturë të lartë duhet të ngrohet mirë deri sa të djersitet. Kjo paraqet një nga gabimet më të zakonshme që bëjnë këta prindër të rinj sepse nuk është një këshillë e mirë për të hequr temperaturën e foshnjes. Por, e kundërta. Ngrohja e tepruar e foshnjes që ka temperaturë të lartë, mund të rrisë akoma më shumë temperaturën. Fëmijës duhet t’i hiqen rrobat apo t’i vishen rroba më të lehta, prandaj sigurohuni që ta lani fëmijën me ujë të vakët për të ulur temperaturën.
Shpesh herë dëgjojmë se prindërit ankohen se foshnja e tyre nuk qetësohet derisa është me temperaturë të lartë. Mos insistoni që foshnja të pushojë. Mos u dekurajoni, por fokusohuni në veprim, në mënyrë që ta keni më të lehtë ër të zbuluar se çfarë e mundon fëmijën tuaj. Përcjellni mirë gjendjen e foshnjes suaj sepse ajo mund të jetë në gjendje të keqe edhe pa temperaturë të lartë, andaj mos mendoni se ka rrezik vetëm me këtë lloj simptome.
Mbulimi i foshnjes me peshqir të lagësht përderisa ka temperaturë të lartë, është poashtu një ide e keqe. Kjo mund të shkaktojë që trupi të dridhet dhe të rrisë temperaturën e trupit. Nëse temperatura është e lartë, atëherë larja me ujë të vakët do ta qetësojë mënjëherë fëmijën tuaj duke e bërë të rehatshëm. Temperaturat e larta rrisin konsumin e kalorive, kështuqë foshnja juaj ka nevojë për më shumë kalori se zakonisht.
Nëse foshnja refuzon ushqimin, atëherë provoni me lëngje që i pëlqen. Mos i jepni paracetamol ose ibuprofen për rënie të temperaturës nëse fëmija nuk ka më shumë se 38,5 ose më shumë, lëreni që trupi vetë të luftojë nëse temperatura është më e ulët se kjo vlerë. Nëse nuk dini çfarë të bëni, më mirë kontaktoni mjekun tuaj ose urgjencën dhe kërkoni këshilla, veçanërisht nëse foshnjen e keni në gjidhënie.