Gashi i prek të gjithë me shkrimin e radhës, zbulon pengun që ka në lidhje me prindërit

Reperi shqiptar me famē botërore, Gashi, i ka prekur të gjithë me një postim të fundit në Instagram. Teksa po shijon suksese të njëpasnjëshme, Gashi ka treguar se i ka lënë pas dore prindërit e tij dhe se asnjë sukses, shumë parash nuk e zëvendëson kohën me ta. “Prindërit e mi fluturuan për të më vizituar në LA, ishin 2 javët më të mira të gjithë jetës sime. Asnjë sukses apo shumë parash nuk mund të zëvendësonin ndjenjën që përjetova me ta. Unë kam qenë aq i fokusuar në punë edhe gjatë pandemisë botërore. Isha shqetësuar për lançimin e albumit 1984 sepse ka kaq shumë gjëra që ndodhin në botë tani që është më rëndësishme se lansimi i këngëve të reja. Kam pasur kaq shumë sukses në vitet e fundit, kam fituar para, por kurrë në të vërtetë nuk kam kaluar pushime apo kohë në shtëpi, sepse gjithmonë jam mbyllur në studio … Por këto dy javë të fundit më bënë të shoh se sa e rëndësishme është familja ime”, shkruan reperi. Aktualisht ai po punon për të publikuar albumin e tij “1984”, teksa ka paralajmëruar dy bashkëpunime me artistë shqiptarë, njëri me Pinksweats dhe tjetri me Njomzën.

Share With:
Translate »
382 Views