Pesë jetimë kërkojnë ndihmë/ Nëna nuk i ushqen dot me bukë

Dava Dizdari është vetëm 36 vjeçe dhe po rrit e vetme pa kushtet minimale pesë fëmijët e saj jetim pasi bashkëshorti i ka vdekur.

Fëmijët bashkë me të flenë dhe hanë ne tokë pasi nuk kanë as krevatë për të fjetur dhe as një tavolinë për te ngrënë një kafshatë buke e cila dhe ajo u mungon në te shumtën e rasteve.

Jeton vetëm me një ndihmë ekonomike dhe me çfarë njerëzit i japin, Dava tregon se fëmijët e saj janë ulur për te fjetur shumë herë me barkun bosh.

Dyqanet aty pranë nuk i japin më ushqime me listë pasi tashmë borxhi është bërë i madh.

Sikur të mos mjaftojë varfëria e tejskajshme Dava tashmë ka dhe probleme shëndetësore dhe deri më tani nuk ka mundur që të bëjë një vizitë tek mjeku.

Portreti i saj, tregon sa shumë e kanë rënduar problemet që kalon çdo ditë për te mbajtur në jetë fëmijët e saj.

Shpresa e saj e vetme është se fëmijët e saj të kenë çfarë të hanë dhe të mos kenë të njëjtat vuajtje gjithmonë.

 

Share With:



171 Views