Gati edhe dhoma e bebit, zbulohet shifra marramendëse

Aktori i njohur Ozcan Deniz, në fillim të muajit maj do të bëhet baba për herë të parë. Lajmi prej disa javësh qarkullon në mediat turke dhe përditësohet me informacione të reja. Pak ditë më parë, aktori i njohur për rolin e Kahramanit në serialin “Një pjesë e imja”, pak ditë më parë zbuloi edhe detaje të tjera nga pritja e ëmbël.

Përveç faktit që mezi po pret të bëhet baba, Deniz tha se partnerja e tij 25-vjeçare, Feyza Aktan, është në muajin e tetë të shtatzënisë.

Çifti u celebrua në një ceremoni private dhe të thjeshtë më 8 mars, në Zekeriyaköy. Për herë të parë, Deniz foli edhe për detaje të tjera në lidhje me bebin.

North është emri me të cilin do ta pagëzojë aktori të birin. Edhe dhomën e ka pothuajse gati. Siç shkruajnë mediat turke, aktori ka porositur të gjitha mobiliet dhe dekorin e dhomës së vogëlushit, që pritet të shkojë plot 70 mijë lira turke. Në çmim, edhe karroca dhe të gjitha lodrat e vogëlushit – janë gati.

Share With:
Translate »
1012 Views