“The Voice Kids”, zbulohen surprizat e para të netëve live

“The Voice Kids” ka hyrë në një fazë të re të spektaklit. Pas betejave tani vijnë netët “live”. Pjesa më emocionuese e spektaklit nis të premten e 23 marsit, plot me të papritura, si dhe shumë surpriza për publikun.

Tetëmbëdhjetë artistë ia dolën të kalojnë të gjitha fazat duke arritur të prekin netët live.

Skuadra e Miriamit përfshin Denisin, Anën, Danjelën, Adolfin, Stinën, Arseldin.

Skuadra e Enedës: Speranza, Mejba, Klea, Rita, Denis, Einxher.

Skuadra e Aleksandër dhe Renis Gjokës: Vivian, Enxhi, Frensi, Sindi, Patris, Sara.

Kush prej tyre do të shkojë në finale? Këtë mund ta zbuloni vetëm duke ndjekur spektaklin e të premteve në orën 21:00, në “Top Channel”.

Nata e parë “live” do të ketë edhe një të ftuar speciale. Ajo do të jetë Kida.

Share With:
Translate »
723 Views