Gatimet, gëzimi e dhuratat…Për festa në familjen e madhe Berisha

Në gjithë këto vite demokraci, atë që ne të gjithë jemi mësuar ta shohim herë si zonjën e parë të vendit, herë si gruan e kryeministrit apo si atë të numrit një të Partisë Demokratike, janë ca njerëz të tjerë, që e shohin gjithmonë njësoj; si gjyshen e dashur që gatuan gjithfarë gjërash të shijshme për ta, u blen dhurata për t’i gëzuar …si të gjitha gjyshet. Vetëm se, në rastin e një familje politikani siç është Sali Berisha, prej ekranit të televizorit apo faqeve të gazetave që nuk kursehen për të qenë të ashpër me ta, njerëzit nuk mund të depërtojnë te ajo pjesë e tyre që është e njëjtë për të gjithë. Shtëpia, festa, dashuria! Në këtë prag ndërrim vitesh, Liri Berisha, na treguar festat në shtëpinë e saj të madhe që mbushet nga të qeshurat e zërat e nipërve e mbesave. Kjo, nuk ndodh vetëm këto vite që të dy fëmijët e saj, Shkëlzeni e Argita janë bërë me fëmijë. Jo! Liri Berisha e kujton gjithnjë kështu festën, që në shtëpinë e saj, kur ajo vetë ishte fëmijë e deri sot kur kujdeset të përgatisë gjithçka me po atë dashuri që dikur bënte mamaja e saj…

Share With:
Translate »
1612 Views