Gazetarja shqiptare mami për herë të dytë
Tre zemra të kuqe në cep të një fotoje fshehin një mesazh dhe nuk janë rastësisht tre: një për mamin, një për Melody-n dhe një për…? S’kanë faj të gjithë ata që po mendojnë për babin, që e meriton gjithashtu një zemër. Por babi nuk është në foto. Kurse dikush tjetër është, vetëm se nuk duket ende. Sepse do edhe disa muaj që të vijë në jetë.
Ilva Tare është në pritje të ëmbël. Miqtë e saj të afërt na kanë thënë se muajt e parë të shtatzënisë kanë kaluar tashmë, pa shumë shqetësime. Tani që kemi mësuar për lajmin e mirë, mund të gjejmë edhe arsyen e veshjeve pak më të lirshme të kohëve të fundit.