George Clooney flet për dramën familjare të Meghan: Po përndiqet njësoj si Princeshë Diana

Pak ditë më parë në të gjitha mediat e huaja u publikua një letër, të cilën Meghan Markle ja kishte drejtuar babait të saj. Dukesha i kërkonte që ta linte të qetë dhe shkruante se fjalët e tij i kishin copëtuar zemrën në miliona copa. Së fundmi një nga miqtë më të mirë të Meghan Markle dhe Princit Harry, aktori George Clooney, ka vendos të flasë për publikimin e kësaj letre private.

Sipas burimeve të ‘People’ dhe ‘Hello’ në një panel gazetarësh në Los Angeles, George ka thënë se Meghan po bezdiset shumë, sepse të gjitha mediat po merren shumë me jetën e saj. “Po e arrijnë Meghan Markle në çdo gjë. Ajo është bezdisur dhe përgojuar. Ajo është 7-muajshe shtatzënë dhe po përndiqet njësoj si Princeshë Diana. Po përsërittë historia”, – ka thënë ai. Gjithashtu Clooney ka hedhur poshtë thashethemet se do të jetë kumbari i fëmijës së Meghan dhe Harry, pavarësisht se është miku më i mirë i tyre.

Share With:
Translate »
898 Views