George dhe Charlotte shumë të lëvishëm, vendimi drastik i Kate Middleton
Duket se princi dhe princesha e Anglisë, George dhe Charlotte, aq shumë të dashur në rrjetet sociale, i hapin shumë punë nënës së tyre Kate Middleton dhe babait William. Duket se George dhe Charlotte janë shumë të lëvizur, të llastuar dhe kapriçozë dhe për këtë arsye, nëna e tyre ka marrë një vendim drastik. Ajo do i’a besojë fëmijët e saj një specialisti të kualifikuar për sjelljen e fëmijëve. Siç raporton sajti Celebdirtylaundry, vendimi është përkrahur edhe nga princi William. Ky vendim është marrë në mënyrë që fëmijët të mësojnë rregullat e sjelljes, por edhe gjuhët e huaja. Vetë William ka pranuar në jo pak raste se i biri është shumë kapriçoz dhe ka qenë pikërisht ai që e ka shtyrë Kate drejt këtij vendimi.