Georgina: Fëmijët e mi nuk e hedhin ushqimin që ngelet, por e hanë në vaktin tjetër

Georgina Rodriguez është kritikuar sërish pas deklaratave të fundit. E ftuar në emisionin “El Hormiguero”, ajo ka folur për jetën e saj të re me familjen në një vend si Arabia Saudite, por deklaratat e saj nuk iu kanë pëlqyer aspak fansave dhe gazetarëve spanjollë te cilët e kanë kritikuar.

“Unë u them atyre që nuk duhet ta lënë ushqimin e tyre dhe nëse nuk e hanë është për vakt të pasdites. Herë pas here u tregoj video të fëmijëve që nuk kanë ushqim dhe u them se kjo mund t’u ndodhë edhe atyre”, tha Georgina, deklaratë e cila ka shkaktuar shumë debat!

Georgina: Fëmijët e mi nuk e hedhin ushqimin që ngelet, por e hanë në vaktin tjetër

Share With:
Translate »
80 Views