Georgina Rodriguez publikon foton e adhurueshme të së bijës që i mbijetoi lindjes së vështirë

Influencerja dhe modelja, Georgina Rodriguez, ka publikuar më në fund një foto të qartë të vajzës së saj më të vogël, Bella Esmaralda. Vogëlushja shfaqet duke marrë një sy gjumë ndërsa struket në një batanije ngjyre rozë të lehtë.

“Bella Esmeralda. E vogla ime, bekimi im i madh”, ka shkruar Rodriguez në postim. Bella Esmeralda ka lindur në muajin prill të këtij viti dhe si duket prindërit e saj Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë të fiksuar pas saj. Lindja e vogëlushes ishte e komplikuar, Bella Esmeralda ishte binjake dhe në ditën e lindjes Rondaldi dhe Georgina zbuluan se kishin humbur një nga foshnjat.

Rodriguez ka shpërndarë disa foto të vajzës së saj gjatë dy muajve të fundit, por fotoja e mësipërme është fotografia më e qartë deri më tani, duke treguar se sa është rritur Bella Esmeralda që nga lindja e saj.

Profesionalisht, Rodriguez ka qenë gjithashtu mjaft e zënë. Ajo është përfshirë në fushatën e re të markës italiane të modës Genny dhe është shfaqur në një sërë fotosh elegante.

Share With:
Translate »
205 Views