Gersi pjesë e shfaqjes me fëmijët me aftësi ndryshe, një performancë speciale dhe urim për festat

Në puntatën speciale të “Ora Juaj” në RTV Ora për këtë fundvit ishte i ftuar Gersi, djali me sindromën Daën i apasionuar pas baletit, bashkë me Ingrid Trajanin, drejtoreshën e qendrës “Shtëpia e Kuqe” dhe Anisa Hysa, aktore, por me angazhim në këtë qendër.

Ata organizuan një shfaqje me fëmijët me aftësi ndryshe në kërcim e këndim e organizuar nga Florian Papa.

Për këtë Gersi rrëfeu mbi emocionet dhe përvojën e tij.

“Jam shumë i lumtur që pata partnere Anisën,” tha ai.

I pyetur se si do ta cilësonte këtë vit ai tha:

“Këtë vit do ta cilësoj të mirë, pavarësisht vshtirësive që kisha unë në fillim. Por tani jam mësuar dhe tani ndihem si në shtëpi këtu.”

Një urim ai e pati edhe për festat e fundvitit.

“Gëzuar festat dhe Vitin e Ri. I uroj të gjithëve dhe u them të ndihen si mua, të festojnë dhe në aktivitete, siç angazhohem unë,” tha ai.

Pas këtij urimi, Gersi dhe Anisa përformuan vallëzimin e tyre në studio.

Share With:
Translate »
141 Views