Gigi Hadid: Jeta si mama dhe lindja në shtëpi

Gigi Hadid është e përzgjedhura e “Vogue” për kopertinën e muajit Mars. Kjo është dhe intervista e parë që Gigi flet për shtatzëninë, vajzën dhe jetën e saj të re.

Gigi tregoi se ajo e lindi vajzën në mënyrë natyrale dhe në shtëpi. Lindja zgjati 14 orë dhe nuk ishte e lehtë për të. Modelja tregoi se gjatë lindjes, Zayn, e ëma Yolanda, motra Bella dhe mamia po i qëndronin pranë.

“Erdhi një moment kur po mendoja se lindja me epidural do të ishte më e thjeshtë. Por mamia më pa dhe më tha: “Ti po ja del. Asgjë nuk do të të ndihmojë. Je sikur në një shtrat spitali”, tregoi Gigi.

Kishte qenë Zayn ai që e ka pritur vogëlushen i pari, një moment që modelja nuk mund ta harrojë.
“Nuk e ndjeva aspak kur ajo doli. Isha shumë e lodhur. Vetëm ngrita kokën dhe pashë Zayn duke e mbajtur në krahë. Ishte e mrekulleshme”-tha Gigi.

25-vjeçarja u shpreh se ajo dhe Zayn janë shumë të lumtur që janë bërë prindër dhe nuk e kanë me nxitim për ta shtuar familjen.

“Zayn dhe unë mendojmë që mund të presim disa kohë përpara se të sjellim në jetë një tjetër fëmijë”-tha Gigi.

 

Share With:
Translate »
494 Views