Lum si mamatë që lindin në shkurt, përse fëmijët e tyre janë kaq të dëshiruar dhe xhelozohen nga të gjithë

Në muajin e dytë të vitit lindin fëmijët që do të jenë artistët e ardhshëm. Nën shenjën e Ujorit dhe Peshqit, këta fëmijë kanë të zhvilluar sensin krijues dhe shpirtin aventuresk përpara gjithçkaje tjetër. Sot në Living do të listojmë të gjitha karakteristikat e të veçantat e fëmijëve të shkurtit.

Sipas një studimi me 21,000 fëmijë, foshnjet e dimrit ishin dukshëm më të gjatë në krahasim me bebet e lindura në muajt e 3 stinëve të tjera. Perimetri i kokës ishte më i madh dhe sipas një studimi tjetër  kjo gje lidhet dhe me inteligjencën e fëmijëve. Fëmijët e lindur në muajin e dytë të muajit gjithashtu kishin rezultate më të larta në një sërë ushtrimesh të inteligjencës.

Studimet tregojnë se njerëzit e lindur në muajt e ftohtë janë më pak nervozë dhe më pak të prirur për ndryshimet e humorit në krahasim me babet e verës. Ata kanë më pak gjasa të vuajnë nga problemet neurologjike, por më shumë nga çrregullimet e gjumit. Njerëzit e lindur në shkurt duhet të kenë kujdes me  konsumimin e kripës, pasi njerëzit e lindur në këto muaj kanë një rrezik pak më të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare. Mundësia për të lindur shtatanikë është më e larta.  Në fakt, studiuesit gjetën një rritje prej 10% në lindjet e parakohshme në janar dhe shkurt.

Guri natyral është ametisti

Leonardo da Vinçi besonte se ky gur i purpur zgjon inteligjencën dhe të shpëton nga mendimet e errëta. Është gjithashtu i lidhur me paqen, stabilitetin, guximin dhe forcën.

Share With:
Translate »
1356 Views