Gisele Bündchen bëhet nënë për herë të tretë në moshën 45 vjeçare!

Gisele Bündchen ka zgjeruar familjen e saj! Supermodelja solli në jetë fëmijën e saj të tretë dhe të parin me të dashurin e saj, Joaquim Valente.

Thuhet se Gisele është shumë e lumtur – dhe nëna dhe fëmija janë të shëndetshëm, sipas burimeve të TMZ.

Supermodelja Gisele Bündchen bëhet nënë për herë

Photo: Backgrid

Lajmi emocionues vjen muaj pasi u zbulua se Gisele ishte 5 muajshe shtatzënë në tetor, kur lajmi u bë publik. Gjinia e bebit ende nuk është zbuluar nga çifti.

Gisele dhe Joaquim, një instruktor jiu-jitsu, u lidhën për herë të parë në nëntor të vitit 2022 pasi Joaquim-i iu bashkua modeles dhe fëmijëve të saj në një udhëtim, vetëm disa javë pasi u finalizua divorci i saj nga ylli i NFL, Tom Brady.

Supermodelja Gisele Bündchen bëhet nënë për herë

Gisele dhe Joaquim zgjodhën ta mbanin romancën e tyre larg vëmendjes, duke mos u shfaqur bashkë në ditët e para të lidhjes së tyre.

Supermodelja Gisele Bündchen bëhet nënë për herë

Photo: George Pimentel/Getty; VALENTE BROTHERS/Instagram

Dyshja tani është e pandashme, me Joaquim-in rregullisht në krah të Gisele, veçanërisht gjatë shtatzënisë. Jemi të sigurt që ardhja e re në jetën e tyre vetëm sa i ka afruar ata. Urime prindërve të rinj!!!

Share With:
Translate »
47 Views