Gjatë lindjes së fëmijës, nëna mëson se ishte me kancer!

Për Chloe Dixon, ardhja në jetë e fëmijës së parë, nuk ishte ndër çastet më të lumtura. Ajo pati një lindje të komplikuar dhe për 30 orë ishte nën kujdesin e mjekësve. Ditët e para pas ardhjes në jetë të vajzës së saj, ishin akoma më të vështira. Por si çdo nënë mendoi se e gjithë lodhja e saj, humori i keq, dhe ankthi mund të ishin disa pasoja të lindjes. Por e shqetësuar, 10 ditë më pas ajo vendosi të bëjë një vizitë. Ky ishte ndër momentet më të vështira të saj. Mjekët zbuluan se prej kohësh vuante nga sëmundja e kancerit të gjakut.

“Ishin 11 ditët më të këqija të jetës sime. Kur shikoj vajzën time të vogël mendoj se ndoshta nuk do të arrij të festojë ditëlindjen e saj të parë. Kjo situatë më ka lodhur nuk mund ta mohoj. Por kur marr në duar vajzën, kam të gjithë forcën e botës për t’ia dalë mbanë”, shprehet Chloe.

Ajo i ka inkurajuar të gjithë prindërit, por jo vetëm, të jenë të kujdesshëm dhe të mos neglizhojnë asnjë simptomë që mund të paralajmërojë për sëmundje të tmerrshme. Mbase po të ishte kapur në kohë sot Chloe mund ta ishte më të thjeshtë betejën e saj të vështirë

Share With:
Translate »
396 Views