Gjen gjarprin vdekjeprurës në krevatin e fëmijës

A imagjinoni dot të shkoni në dhomën e gjumit të fëmijës tuaj dhe të gjeni aty një nga gjarpërinjtë me helm vdekjeprurës?

Kjo i ndodhi një babai në Queensland në Australi, i cili gjeti mysafirin e padëshiruar që ishte fshehur në shtratin e vajzës.

Ai u detyrua të thërriste një profesionist për kapjen e gjarpërinjve për ta larguar krijesën e rrezikshme prej andej.

Gjuetari i gjarpërinjve Andrew Smedley ishte i shpejtë për të zbuluar gjarprin vdekjeprurës të mbështjellë në pjesën e poshtme të krevatit, të fshehur nën një grumbull me arusha dhe kukulla prej pelushi.

Babai tha se kishte parë gjarprin pak sekonda para se të fshihej në një grumbull të lodrave të vajzës së tij të vogël.

Z. Smedley filmoi nxjerrjen dhe ngarkoi pamjet në faqen e tij në Facebook.

 

Share With:
Translate »
1217 Views