Khloe merr vendimin, ja çfarë do të ndodhë me Tristan
Spekulimet se Khloe Kardashian ka patur kontraktime të herëshme për shkak të skandalit të tradhëtisë së Tristan Thompson e kanë çuar marrëdhënien e tyre në një pikë shumë të pasigurt.
Megjithatë, TMZ raporton se ylli i show-t “Keeping up with the Kardashians” do e lejojë të dashurin e saj në dhomën e lindjes kur fëmija të vijë në jetë.
Burime familjare tregojnë se Khloe ndihet e shkatërruar nga zbulimet e fundit, por ajo e kupton rëndësinë e një lindjeje në jetët e kujtdo që është i përfshirë në të.
Mesa duket, ajo nuk do që ndjenjat personale të shkatërrojnë një moment kaq të rëndësishëm në jetën e saj dhe të Tristan prandaj është duke mos i përfshirë ato në këtë vendim kaq të rëndësishëm.