Gjendet fëmija i rrëmbyer kinez që inspiroi filmin që theu rekorde

Një çift kinez u bashkua me djalin e tyre pas 14 vjetësh që ishte i zhdukur. Regjisori Peter Chanun u inspirua nga kjo histori, për të krijuar filmin “I Dashuri” që theu rekorde në kinema. Shtëpia prodhuese fitoi mbi 50 milion dollarë nga shitja e biletave.

Filmi vuri në qendër të vëmendjes temën e rrëmbimit dhe trafikimit të fëmijëve. Sun Zhuo u rrëmbye, në moshën 4 vjeçare dhe u gjet nga prindërit e tij në moshën 18 vjeçare. Mediat shtetërore kineze raportuan që prindërit e tij shitën pronat dhe ofruan një shpërblim prej 31,000 dollarësh për gjetjen e vendodhjes së tij.

Chinese couple reunited with son after 14 years, kidnapped over one-child  policy | Abroad - Netherlands News Live

Ekspertët mendojnë që në rritjen e numrit, të rrëmbimeve dhe trafikimeve të fëmijëve ka ndikuar politika e shtetit kinez që nuk lejohet të kesh më shumë se një fëmijë. Familjet që bënin më shumë se një fëmijë gjobiteshin ose gratë abortonin. Ministria kineze deklaroi, që e gjetën djalin në provincën Shandong nëpërmjet indetifikimit pamor që i bënë të dyshuarit Wu.

Autoritetet vertetuan që Sun ishte fëmija, që ishte rrëmbyer 14 vjet më parë nëpërmjet testit të ADN-së. Wu akuzohet nga policia kineze për dy rrëmbime fëmijësh. Sun zgjodhi që të rrinte me familjen adoptive, për shkak se ka jetuar 10 vite me ta dhe që nuk kishte dijeni më parë për këtë histori.

Sipas ligjit kinez dënimi maksimal për trafikantët e qënieve njerëzore është dënimi me vdekje dhe për blerësit dënimi maksimal është 3 vjet.

Chinese Parents Reunite with Son Who Was Abducted 14 Years Ago | PEOPLE.com

Share With:
Translate »
151 Views